Alarmon avokati Besnik Berisha: Serbët po përgatisin shpalljen e ‘pavarësisë’ më 28 qershor

Aktuale

Alarmon avokati Besnik Berisha: Serbët po përgatisin shpalljen e ‘pavarësisë’ më 28 qershor

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:21
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka paralajmëruar se mund të ketë eskalim të situatës në veri të Kosovës.

Ai ka shkruar një postim në Facebook, ku thotë se më 28 qershor, ditën e Vidovdanit serbët po përgatitën që të shpallin ‘pavarësinë’.

Ai kërkon nga institucionet tona dhe aleatët që të parandalojnë këtë veprim.

Postimi i plotë:

Festa e Vidovdanit ka qëlluar në të njëjtën datë me festën e Bajramit, 28.06.2023

Nga ajo që dihet deri më tani, festa e Vidovdanit mund të mos kalojë pa incidente. Madje, nëse informatat janë të sakta dhe nëse serbët nuk ndërrojnë mendim, ka mundësi që të ketë edhe më tutje eskalim.

Dyshohet që serbët e veriut dhe jo vetëm, po përgatisim shpalljen e "pavarësisë" dhe këtë do ta kumtonin në festën e Vidovdanit.

Është thjeshtë dyshim, por institucionet tona e dinë dhe nëse aleatet janë të përkushtuar për de-eskalim, duhet ta parandalojnë këtë veprim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat