Peci lavdëron policinë për kapjen e armëve në veri: Me gëzon fakti që të pranishëm ishin EULEX-i dhe KFOR-i

Aktuale

Peci lavdëron policinë për kapjen e armëve në veri: Me gëzon fakti që të pranishëm ishin EULEX-i dhe KFOR-i

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:33
Drejtori i Institutit KIPRED dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Lulzim Peci, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës të organizuar dje në Zveçan e ku si rezultat u kap një sasi e madhe e municionit ushtarak.

Peci ka thënë se aksioni i djeshëm është për komplimente dhe thotë se e gëzon shumë fakti që kishte koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Peci ka thënë se paralajmërimi i Vuçiqit se mund të ndodh diçka më 28 qershor në veri ka gjasa që ka pësuar fiasko. Ai thotë se kjo ka të bëjë sigurisht me realizimin e ëndrrës së Vuçiq për ndarje të Kosovës.

Tutje Peci ka thënë se situata duhet të shtensionohet meqë Kosova e pëson më së shumti në gjithë këtë histori.

Sipas tij, në këtë kohë duhet pasur kujdes që të mos bëhen gabime taktike meqë ato mund të shkaktojnë pasoja tragjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat