Si pasojë e vërshimeve një nënë bashkë me djalin e saj 5-vjeç kanë vdekur në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.
Për këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai shprehu ngushëllime për familjen Ademaj e cila humbi familjarët, derisa bëri thirrje të gjitha institucuionet përgjegjëse veprojnë me vendosmëri e seriozitet
Postimi në Facebook:
I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.
Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët.
Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet.