Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas letrës së dytë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramës u aka dërguar Macron-it dhe Scholz-it.
Bytyçi në një postim në Facebook u shpreh i befasuar nga ky veprim i Ramës, duke thënë se çfarë i duket vetja që u dërgon letra këtyre liderit të Gjermanisë dhe atij të Francës.
Ai përmendi edhe tentativat e Ramës për ta ndarë Kosovën, qoftë edhe përmes ‘Zajdenicës’.
“Zoti e do Kosovën, sepse përballë djajve intrigantë ka vënë atje një lidership të zotin e të aftë të përballen me të keqen e madhe që vjen nga shumë anë!
Megjithatë, edhe Scholz dhe Macron kanë filluar të tallen me padishahun tonë dhe t’i përdorin për vendin e lig letrat që ky ua dërgon”, shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ej! Çfarë i duket vetja këtij padishahut tonë, që i dërgon letra të njëpasnjëshme Scholz-it dhe Macron-it për Kosovën?! Apo është kaq i kapur sa nuk i del shpirti deri sa ta ndajë drejtpërdrejt veriun e Kosovës ose në mënyrë të ngadaltë përmes Zajednicës?!
Zoti e do Kosovën, sepse përballë djajve intrigantë ka vënë atje një lidership të zotin e të aftë të përballen me të keqen e madhe që vjen nga shumë anë!
Megjithatë, edhe Scholz dhe Macron kanë filluar të tallen me padishahun tonë dhe t’i përdorin për vendin e lig letrat që ky ua dërgon!