Asamblistja e Kuvendit Komunal të Pejës, Dafina Draga përmes një postimi në Facebook ka treguar se si i shpëtoi djali i saj nga vërshimet që ndodhën të shtunën, si pasojë e të cilave deri më tani janë dy viktima.
Draga ka thënë se teksa fliste në telefon me djalin e saj dëgjonte zëra që e këshillonin se sit ë vepronte, e për këta njerëz kishte një falënderim të veçantë.
‘’Gjithçka ndodhi shumë shpejt ,ashtu siq vjen e keqja! Derisa djali im ishte i bllokuar nëper rruget e qytetit dhe në çdo menyrë ne mundoheshim ta marrim ne shtëpi , në telefonin e hapur dëgjoja zëra ,,eja djalosh këtu kujdes mos shkel aty se janë kanale të hapura , rri larg shtyllave elektrike,, atyre zërave atyre njerzve ju falenderohem me zemer se ne për njeri tjetrin jemi gjithmonë mbështetje e madhe!’’, shkroi ajo.
Tutje ajo ka thënë se bashkëndjenë dhimbje me familjarët e viktimave dhe që shpreson që bashkë të gjejnë forcën për ta kaluar këtë situate.