Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjarëve me rastin e vdekjes së nënë e bir nga vërshimet në Pejë.
Sveçla ka shkruar se niveli qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim.
“Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situates”, ka shkruar Sveçla.
Ai i ka ftuar qytetarët që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193.