Hoxhaj: Politika e gabuar dhe e dëmshme e qeverisë së Kurtit përmbysi partneritetin me ndërkombëtarët

Aktuale

Hoxhaj: Politika e gabuar dhe e dëmshme e qeverisë së Kurtit përmbysi partneritetin me ndërkombëtarët

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:43
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e Qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

Hoxhaj ka thënë se mbështetja e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën u zëvendësuar me përkrahjen e Kryetarit të një komunë evropiane.

Sipas tij kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.

Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane! Kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.” – ka shkruar Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat