Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca nesër pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.
Takimi pritet të filloj nga ora 11:15 në kabinetin e kryetarit Konjufca.
Kështu ka njoftuar Kuvendi përmes një komunikate për media.
Kujtojmë se Reynolds do të pritet nesër në takim edhe nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me të cilën pritet edhe të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.