Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve kosovarë, por thotë se rrëmbimi i tyre dhe mbajtja për sa kohë në paraburgim është çështje e cila ende nuk është mbyllur.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkësia ndërkombëtare, përveç lirimit të tyre pakusht, duhet të dënojnë aktin e Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Lirimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës është një lajm i mirë, por rrëmbimi i tyre dhe mbajtja për sa kohë në paraburgim është çështje e cila ende nuk është mbyllur.
Bashkësia ndërkombëtare (miqtë tanë), përveç kërkesës për lirim të pakushtëzuar të tyre, duhet dënuar aktin e agresionit që Serbia ndërmori kundër Republikës së Kosovës duke rrëmbyer policët derisa po kryenin detyrat e tyre.