Në prag të festës se Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)ka bërë thirrje që kurbanët të mos theren jashtë thertoreve të licencuara nga kjo agjenci dhe janë nën mbikëqyrje të kontrolleve zyrtare të inspektorëve veterinarë.
Në komunikatën e AUV-it thuhet therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit qe shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore.
“Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave.
Si shoqëri, kemi për obligim të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”, thuhet në komunikatën e AUV-it.