Elvis Hoxha i LV-së i quan sekserë Borellin dhe Hillin

Aktuale

Elvis Hoxha i LV-së i quan sekserë Borellin dhe Hillin

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:14
Elvis Hoxha

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, e ka quajtur Kryediplomatin evropian, Josep Borrell “sekser”. Në grup me të e ka futur edhe Ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Hoxha i LV-së i ka kushtuar një postim në Facebook “logjikës” që, sipas tij, “me siguri” e ka Borelli.

“Logjika e Borrellit sekserët e tjerë me siguri është e tipit: për bombat që hedh Serbia, fajin e ka Kosova”, ka shkruar ai.

Me “me siguri”, Hoxha e ka vazhduar edhe pjesën tjetër të postimit. Sipas zyrtarit të LV-së që vepron në Tiranë, edhe nëse pyetën për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, Borell dhe Hill do t’i fajësonin këta popuj, e jo serbët.

“Po t’i pyesësh edhe më tej, me siguri Borrelli dhe Hilli do të thonë se dhe për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë. Po të mos ishin këta aty, serbët nuk do të kryenin krime”, shkruan Hoxha.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat