Basha: Albin Kurtin s’do ta shohim kurrë në një kolltuk me Radojçiqin

Aktuale

Basha: Albin Kurtin s’do ta shohim kurrë në një kolltuk me Radojçiqin

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:28
Dimal Basha

“Albin Kurtin s’mundesh me pa kurrë ulun në një kolltuk me Milan Radojçiqin”, deklaroi deputeti i VV-së, Dimal Basha teksa tha se kjo nuk ndodhte me qeveritë e kaluara dhe nënkryetarin e Listës Serbe.

Teksa ka folur për aksionet kundër kontrabandës në veri, Basha tha se çdo sukses i kësaj qeverie po i “qetë keq qeveritë e kaluara”, pasi sipas tij ish-liderët që kanë qeverisur me vendin kanë bashkëpunuar me serbët e pjesës së veriut.

“Nuk ka lidhje me popullisëm. Rrymë s’pagujnë, ujë jo, droga atje bahet. Mbyllja e rrugëve ilegale është dashtë me u ba ma herët. Cdo sukses i joni, po i qetë keq qeveritë e kaluara. Për më tepër ata kanë bashkëpunu. Ata i kanë pasë, ata nëpër kollutqe.

Kjo është baza e një shteti. Në qat minut që e lufton kriminelët atje, ti e lufton Listën Serbe, sepse ata janë të ndërlidhur atje.”, u shpreh Basha në Politiko

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat