Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shpalosur disa detaje interesant lidhur me procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Basha në ‘’Politiko’’ ka thënë se Vuçiqi në dialog e kërkon kthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafës, duke thënë se më mirë e kishte me ata, sipas tij me ta presidenti serb e ka pas më lehtë negocimin.
“Pse Lista Serbe me neve i lëshoi pozitat, ose me dhunë i shtini serbët me i lëshu detyrat zyrtare, s’i la serbët me marrë pjesë në zgjedhje, Lista Serbe përmes dhunës s’i len serbët me i bë targat RKS. Janë largu nga Kuvend i Republikës së Kosovës. Lista Serbe përmes dhunës. Pse s’po ju pëlqen Kurti? Krejt bisedimet thonë kthena ata tjerët. Vuçiqi vetë thotë ma mirë kom kalu me ata tjerët, Isa Mustafën e Hashim Thaçin. Ai kallxon vetë me kë e ka pas ma lehtë.’’, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se me Kurtin ka ndryshuar dhe kjo gjë “s’ka lidhje me popullizëm, ka lidhje me shtri ligj e rend e me kallxu që ajo pjesë është e Republikës së Kosovës”.