Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka treguar se në pikën kufitare në Bërnjak është i vendosur flamuri i Republikës se Kosovës si dhe ai i Policisë.
Sipas Shalës, ky flamur nuk ka lëvizur nga aty që nga 2011.
Tutje, Shala ka shtuar se ata që e kundërshtojnë deklarativisht, por edhe lidhin autoritetin e Kosovës me këtë qeveri gabojnë, pasi sipas tij, shteti ka prezencë aty që nga viti 2011.
Postimi i plotë:
Për hirë të informimit publik për qytetaret!
Në pikën kufitare në Bërnjak është i vendosur FLAMURI i Republikës se Kosovës si dhe ai i Policisë.
Ky Flamur nuk ka lëvizur nga aty që nga 2011 ku kemi marr autoritetin nga ndërhyrja e NJSO -NJSI ( Njësive Speciale Operative - Njësia Speciale Intervenuese ) apo në atë kohe të njohur si ROSU dhe FIT.
Ku si rezultat i keti plani operative 2011 ka ra heroikisht Enver Zymberi operatori i ROSU.
Pra ata qe e kundërshtojnë deklarativisht por edhe lidhin autoritetin e Kosovës me kete qeveri , gabojnë sepse shteti ka prezenc të saj që nga 2011 e deri sot edhe do të qendrojë tutje.
P.s Nuk qendron deklarata e z.Nexhmedin Spahiut .