Disa nga qytetarët serbë të cilët do të jenë pjesëmarrës në pjesën e dytë të aktiviteteve për festën e Vidovdanit kanë arritur në Gazimestan, një fshat në komunën e Obiliqit.
Në krahasim me hyrjen brenda Manastirit të Graçanicës, qytetarët para se të futen në hapësirën e rrethuar në Gazimestam po kontrollohen nga ana e forcave të rendit.
Cilido qytetar që po futet brenda, po kontrollohet çantat e tyre e po ashtu po shikohen nëse të njëjtit po mbajnë bluza me shenja nacionaliste serbe e që bëjnë thirrje për nxitje të urrejtjes, ngjashëm sikurse kanë ndodhur në vitet e kaluara.
Diçka e tillë nuk ndodhi edhe në pjesë e parë e festimit të Vidovdani, ku qytetarët ishin të lirë të futeshin në hapësirën e objektit të Manastirit në Graçanicë edhe pa u kontrolluar.
Para pak ditësh, ishte njoftuar se për shkaqe sigurie festimet e Vidovdanit do të mbaheshin në Manastirin e Graçanicës e jo në Gazimestan, ashtu siç ishin mbajtur viteve të kaluara.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë mesditën e së mërkurës përgjatë rrugës për në Gazimestan, një fshat në komunën e Obiliqit.
Që nga orët e para të mëngjesit, në Manastirin e Graçanicës, qytetarët serbë kanë nis festimin e Vidovdanit.
Fillimisht u tha se serbet nuk do të vinin për të festuar “Betejën e Kosovës” në Gazimestan, por aktualisht është zona që dërgon në këtë fshat është mbushur me dhjetëra policë pasi që drejtë kqtij vendi janë njsur disa serbë për liturgjinë e cila pritet të filloj në orën 13:00.
Përveç njësive të Policisë së Kosovës në Gazimestan janë parë edhe vetura të organizatës ndërkombëtare, OSBE dhe vetura të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.