Deputeti i VV-së bëhet nervoz që njerëzit s’po rrijnë në shtëpi për Bajram

Aktuale

Deputeti i VV-së bëhet nervoz që njerëzit s’po rrijnë në shtëpi për Bajram

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:33
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta është bërë nervoz me qytetarët që nuk po e presin festën e Kurban Bajramit në shtëpitë e tyre.

Meta në një postim në “Facebook” ka thënë se kjo festë nuk po festohet si më parë.

Sipas tij njerëzit në këtë festë po ikin në bregdet për të pushuar.

”Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj.

Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat