Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në veri të Kosovës.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.
Ai nuk ka dhënë detaje rreth vizitës së Kurtit, vetëm se ka konfirmuar që sot ka qenë atje.
Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se Kurti ka qëndruar te Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut.
Sot, serbët kanë festuar Vidovdanin, ndërsa shqiptarët myslimanë Bajramin e Vogël.
Kujtojmë se situata në veri mbetet ende e tensionuar. Të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy vetura janë dëmtuar nga shpërthimi.
Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës.
---------------
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar veriun e Mitrovicës.
Mediat mësojnë se së bashku me Kurtin ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
Arsyeja e vizitës ishte takimi me policet atje.
Ndryshe, sot sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje sërish Kosovës e Serbisë që të shtensionojnë situatën në veri dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në njoftimin e NATO-s bëhet e ditur se Stoltenberg ka folur edhe për situatën në Kosovë në takimin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Ai ndër të tjera ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur para.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.