Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe.
Ai tha se mikpritja ishte e ngrohtë, duke falërnderuar “për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”.
Postimi në Facebook:
Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.
Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.