Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka thënë se sanksionet që Bashkimi Evropian po paralajmëron ndaj Kosovës do ta ngadalësojnë rrugëtimin e Kosovës drejt strukturave euroatlantike.
Ai ka thënë se këto masa nuk janë të mirëseardhura dhe do të ndikojnë direkt në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit.
“Nëse kjo do të formalizohet dhe këto masa do të dorëzohen si veprime zyrtare të Unionit Evropian karshi Kosovës, kjo do ta përlëngojnë procesin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Dhe në këtë rast rrugëtimi ynë drejt Unionit Evropian do të ngadalësohet përmes këtyre masave….Deri më tash Unioni Evropian ka marrë 40 vendime për shtet anëtare e jo anëtare ndaj disa shteteve sa herë që ka pasur politika, veprime politike, që kanë qenë në kundërshtim me politikat e Unionit Evropian. Natyrisht që për shtetin e Kosovës dhe qytetarët nuk janë të mirëseardhura dhe do ta ngadalësojnë rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian.’’, tha ai.
Poashtu ai ka thënë se pas heqjes së masave sërish mund të vazhdohet procesi i integrimit.