Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.
Sipas burimeve djegia e saj është bërë me lëndë djegëse (me mjete piroteknike).
Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda.
Deri tash nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti.