Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka rënë në kurthin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Sipas kësaj familjeje, kryeministri Kurti nuk është i izoluar siç po raportojnë “tellallët e kriminalizuar”.
Postimi i plotë i familjes Imeri:
Sa të kemi një lider si Albin Kurti, të cilin e takon Papa, i telefonon shefi i diplomacisë amerikane Blinken, takohet me ministrin e jashtëm britanik James Cleverlyn dhe të tjerë të këtij niveli në këto çaste tensionesh në nivel global.
Kjo tregon se lidershipi i ri kosovar jo që nuk është i izoluar siç shpikin lajme të rreme mediat e nëntokës opozitare, por ai është i mirëkuptuar dhe i mirëpritur gjithandej.
Dhe për fund Vuçiqi ka pësuar keq, ai ka rënë në kurthin e kryeministrit Kurti kjo veç po dëshmohet.
Pra, kryeministri kosovar nuk është i izoluar siç klithin, kukasin rrejshëm tellallët e kriminalizuar.