Mavraj: Ohri nuk mbulohet me këso patriotizma, Vetëmenaxhimi çon në krahinë autonome

Aktuale

Mavraj: Ohri nuk mbulohet me këso patriotizma, Vetëmenaxhimi çon në krahinë autonome

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:42
Muhamet Mavraj

Publicisti Muhamet Mavraj, ka folur për kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se i intereson se si do të përfundojë çështja e Veriut, duke i thënë “fatura e fundit”.

Mavraj tha se pika 7 e marrëveshje së Ohrit nuk mbulohet me “këso lloj patriotizma në veri”.

Sipas tij, synimet e vetmenaxhimit janë kah “një krahinë autonome, vetëqeverisëse”.

“Duhet me qenë shumë mendjelehtë secili njeri që ka jetu në Kosovë në 30 vitet e fundit, të mos e dijë që këto janë rrugë dhe metoda të gabuara që do të sjellin pasoja, ato vetëm janë duke i sjellë. Por mua më intereson fatura e fundit, si do të përfundojë çështja me veriun, sepse me marrëveshjen e Ohrit ka një avancim shumë të madh të rrezikshëm dhe pika 7 nuk mbulohet me këso lloj patriotizma në Veri. Ajo çfarë ata janë dakorduar atje, pavarësisht që s’ka nënshkrim, është shumë e rrezikshme për Kosovën. Ky vetmenaxhimi është koncept shumë i gjerë që nuk e dimë mirë se ku do të përfundoj, synimet janë nga një krahinë autonome, vetëqeverisëse. Atje po shkojmë”, tha ai në Frontal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat