Situata në veri të Kosovës, Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur

Aktuale

Situata në veri të Kosovës, Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:47
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur.

“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri”.

“Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryekuvendari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat