Gazetari Ridvan Berisha ka kritikuar qasjen e LDK-së e PDK-së karshi tensioneve të veriut, duke thënë se për këtë këtyre dy forcave opozitare u mungon kauza ndaj kësaj çështje.
Berisha ka vazhduar me kritika ndaj kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku që sipas tij, po akuzon mediat e gazetarët duke mos pasur çfarë t’i bëjë qeverisë.
“Dy partitë e mëdha opozitare, LDK e PDK, s’kanë kohezion e mirëkoordinim. Cila është kauza e tyre? Shikoje sot cfarë thotë Lumir Abdixhiku, lëshohet në deklarata të tilla kur akuzon gazetarët e mediat të paguar nga pushteti. Kur s’ki qa i bënë gomarit, mëshoj samarit. Do të befasoheni, por unë jam për sundim të ligjit.”, u shpreh Berisha.
Por, ai pavarësisht kritikave edhe ndaj qeverisë së Kosovës, ai tha se ajo çfarë po bënë qeveria në veri duke i mbrojtur kryetarët e rinj, është gjëja e duhur.
“Unë s’kam pasur pritje otopike se kjo qeveri do të ndryshojë situatën për brenda, e as në me ndërkombëtarët. Kurti në veri po e bën gjënë e duhur.”, tha tutje ai.