Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar tri figura të politikës: Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Edi Ramës.
Në statusin e tij, Hoxha i quan “klikë”, duke treguar sipas tij edhe qëllimin që ka kjo treshe.
Hoxha i ka hyrë konspiracionit, duke pretenduar se e di se cili është qëllimi i Borrellit, Lajçak dhe Ramës.
“Qëllimi i klikës së Borrell-Lajçak-Ramës është vetëm një:
Ta zhvendosin problemin e brendshëm të pushtetit të Vuçiçit në problem të Serbisë me Kosovën. Edhe një herë tjetër është përdorur kjo mënyrë, por nuk ka funksionuar.” – shkroi ai.