U takua me Osmanin në Ulqin, deklarohet Rama: Komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti

Aktuale

U takua me Osmanin në Ulqin, deklarohet Rama: Komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë takuar mbrëmë në Ulqin, me rastin e hapjes së sezonit kryesor turistik.

Rama është pyetur sot nëse ka pasur rastin që të flasë me Osmanin lidhur me zhvillimet në veri të vendit, por që ka thënë se s’kanë folur për këtë temë.

Me Presidenten e Kosovës, Rama tha se kanë raport miqësor dhe se komunikojnë, por se mbrëmë nuk ishte rasti “për të hyrë në të thella”.

“Jo, me Presidenten Osmani kemi një raport miqësor dhe komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella”, deklaroi Rama në Euroneës Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat