Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka mik, derisa ish-presidentin Hashim Thaçi, e ka quajtur vëlla.
Në një intervistë që ka dhënë sot lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama disa herë ka përsëritur se Kurtin e ka mik, por në fund të intervistës është kujdesur që ta bëjë një qartësim.
“Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.
Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për veprimet e tij si kryeministër i Kosovës.
Ai ka thënë se beteja që ka me Kurtin s’është as personale e as politike, por konceptuale.