Lladrovci përjashton përkohësisht nga PDK tre asambleistë

Aktuale

Lladrovci përjashton përkohësisht nga PDK tre asambleistë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:34
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë vendim për përjashtimin e përkohëshëm të tre asambleistëve të PDK-së nga Grupi i asamblistëve dhe nga funksionet tjera të nivelit lokal.

Sipas tij ky vendim për përjashtimin e tyre është bërë për shkak se kanë vepruar në kundërshtim e intersatat e PDK-së në Dreanas.

“Në pajtim me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, në letrën e dërguar Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Kryesisë, ka marrë vendim për përjashtim të përkohshëm nga Dega e PDK-së në Drenas, të Labinot Halilaj, Arigon Sinani dhe Hamit Kastrati”, ka shkruar Lladrovci.

“Konsideroj se sjelljet e tilla, jo vetëm që bllokojnë zhvillimin e komunës së Drenasit, por kanë jehonë negative për asamblistët e PDK-së dhe klimës së unitetit brenda degës së PDK-së në Drenas dhe partisë në përgjithësi“, ka shkruar Lladrovci.

Në letër, Lladrovci ka evidentuar edhe disa nga kundërshtimet tjera në Kuvendin e Drenasit të këtyre tre asamblistëve për çështjet me rëndësi për komunën e Drenasit, në pajtim me Statutin e PDK-së,  disa nga pikat e neneve 94 dhe 95.

Lladrovci  i kishte paralajmëruar edhe më herët se me synim “të mbrojtjes së interesit të qytetarëve dhe të PDK-së që është mbi interesin e grupeve të caktuara që po veprojnë në kundërshtim me politikat e Degës së PDK-së në Drenas dhe në kundërshtim me marrëveshjet paraprake të Grupit të asamblistëve, të koordinuar para Mbledhjeve të Kuvendit të Drenasit”.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat