Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe dëmtimin e raporteve me ndërkombëtarët.
Halimi ka shkruar se Kosovës “çdo ditë po i mbyllet një derë”, ndërsa, sipas saj, Kurti thotë se masat janë të padrejta.
“Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij - pa zgjedhë mjete - edhe përmes fake neës, dhunës dhe popullizmit.” – ka shkruar ajo.
Më tej, Halimi ka shkruar: “Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.”
Shkrimi i saj:
Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta.
Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?
Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij - pa zgjedhë mjete - edhe përmes fake neës, dhunës dhe popullizmit.
Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.
Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione!
Krejt dhe drejt …autoritarizmit!