Natyra Kuçi nga PSD-ja e sheh si problem mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kuçi kritikoi edhe opozitën duke thënë se, largimi i Kurtit me një përfaqësim të tillë parlamentar nuk kontribuon asgjë për vendin.
“Për PSD-në një mocion i tillë është problem për faktin që, largimi i Kurtit nga qeverisja përmes një përfaqësimi të tillë parlamentar, nuk i kontribuon çështjes në fjalë”, tha ajo.
Në mënyrë që kryeministri Kurti të mos rikthehet më në pushtet, sipas Kuçit duhet formuar një kauzë më e gjerë.
Kuçi thotë se AAK-ja me këtë mocion po bie në kundërshtim me kërkesat e tyre ndaj kryeministrit Kurti.
“Nëse duam ta heqim Kurtin, paraprakisht duhet krijimi i një kauze duke e krijuar një frymë më të gjerë që garanton mos kthimin e tij në pushtet. Dhe, problemi tjetër me këtë mocion është vetë qëndrimi i AAK-së, e cila fillimisht i kërkon Qeverisë t’i zbatojë kushtet e BE-së, dhe pastaj kërkon rrëzimin e qeverisë”, tha Kuçi.