Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Haradinaj në Facebook ka kërkuar që 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne.
Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, ka thënë Haradinaj.