Qeveria jep lajmin e mirë për punëtorët e viteve të 90-ta, Kurti ka një mesazh për mërgimtarët

Aktuale

Qeveria jep lajmin e mirë për punëtorët e viteve të 90-ta, Kurti ka një mesazh për mërgimtarët

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 08:25 Përditësuar në ora: 10:22 më 05.07.2023
Qeveria e Kosovës

Kurti u ka shprehur gatishmëri Lajçakut dhe Borrellit për zgjedhje të parakohshme në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri, emisarëve ndërkombëtarë europianë, për zgjedhje të parakoshme në veri.

Sipas tij, kjo në kuadër të diskutimit për deeskalim dhe normalizim të situatës.

”Në takimin e djeshëm me Lajçak, kemi disktuar për deeskalim edhe normalizim”.

”Unë i kam siguruar jo vetëm Lajçak dje por edhe Borrelin të dielen, se Qeveria e Kosovës nuk kontribon në eskalim”.

”I kam siguruar që policët që janë nëpër ndërtesa të komunave, nuk janë duke zhvilluar në rrethinën e atyre ndërtesave”.

”Sepse komunikatën e lëshuar nga Borrell nga Moldavia, thoshte që ‘në afërsi të ndërtesave të mos ketë operacione të policisë së Kosovës’ ”

”Kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme në veri. Sepse vetëm zgjedhjet e parakohshme janë mundësia për ndërrimin e pushtetit”.

Kurti: Po trumpetohet që s’ka zgjidhje për shkak se s’ka marrëveshje, por kemi marrëveshje

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot ka folur për takimin e djeshëm që ka pasë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha se në këtë takim me Lajçakun kanë diskutuar për dy temat -deeakalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“I kam siguruar jo vetëm Lajcakut, por edhe të dielën pasdite Borrellit që Qeveria kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Ne duam polici për zbatim ligji dhe për siguri publike që s’e përjashton askënd. Policët që janë nëpër ndërtesat në Veri nuk janë duke zhvilluar operacione sepse në komunikatën që e ka lëshuar Borrell nga Moldavia kur po mbahej samiti i Komunitetit Politik Europian, Borrell tha se ka operacione në afërsi të ndërtesave komunale. Unë ia konfirmova që nuk ka pasë dhe nuk ka”.

Ndërkaq, Kurti tha se s’duhet harruar se ka marrëveshje dhe se s’ka zgjidhje sepse s’po zbatohet ajo.

“Sa i përket normalizimit – unë po e vë gjithmonë theksin te fakti se kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe le të mos harrojmë që kemi marrëveshje. Sepse shumëçka që trumpetohet sot në mediat vendore, ato në Serbi dhe ato ndërkombëtare e ka krijuar përshtypjen thua se s’kemi zgjidhje se s’kemi marrëveshje. Në fakt, nuk kemi zgjidhje sepse s’kemi zbatim të marrëveshjes dhe këtu Kosova nuk ka kurrfarë faji, për shkak se ne jemi treguar të gatshëm edhe ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe më pastaj që ta zbatojmë me shpejtësi”.

Kurti: Në gjysmë të mandatit po kryejmë punë që tjerët si kanë kryer për 20 vite

Kryeministri Albin Kurti ka goditur sot qeveritë e kaluara, duke thënë se me gjysmë mandati po kryen punë që të tjerët nuk i kanë zgjidhur për 20 vite.

Ai përmendi miratimin në Qeveri, të plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale.

“Duke ndryshuar Ligjin i cili do të mundësojë fitimin e së drejtës që të përfitojnë nga kontributet e tyre edhe ata që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nuk arritën që të përmbushin kushtin prej 15 vitesh kontribut. Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve dhe problemeve që të tjerët nuk arritën që t’i zgjidhin për 20 vite e po i rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmën të mandatit", ka thënë ai.

Tutje ai tha se, "Kemi ende shumë punë para vetes por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim çdo gjë që e kemi premtuar deri në fund. Pavarësisht pengesave e gurëve që çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet e dhëna ndaj qytetarëve tanë”, përfundoi Kurti.

Qeveria merr vendim për pensionet e viteve të 90-ta, punëtorëve do t’u njihen kontributet

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se kjo ka qenë një padrejtësi e madhe të cilës po i vjen fundi.

“Ka pasur një diskriminim në aspektin që është mbajtur pragu për 15 vite stazh pune por nuk është marrë parasysh heqja e dhunshme nga puna. Si rezultat i largimit të dhunshëm kanë mbetur shumë persona që kanë kontribuar mbase 14 vite e 11 muaj, por s’kanë arritur ta plotësojnë kushtin. Ne po e zhbëjmë këtë diskriminim sepse do t’u llogaritet drejt plotësimit të kushteve prej 15 vitesh ndërsa lartësia e pensionit do të përcaktohet në bazë të viteve të kontributeve”.

Sipas tij, rreth 70 mijë persona kualifikohen si përfitues nga ndryshimi i këtij ligji.

“Më duhet të them disa statistika, nga ky ndryshim plotësim teorikisht përfitojnë 104 mijë persona që do të plotësonin kushtin, megjithatë duhet të marrim parasysh se disa mund të kenë ndërruar jetë e disa ende mund të mos e kenë arritur moshën e pensionimit. Në skemën e pensionit bazik janë rreth 70 mijë persona dhe do të kualifikoheshin për pensionin parcial kontributpagues të moshës. Shpresojmë që edhe Kuvendi t’i marrë masat e nevojshme”.

Murati gjithashtu thotë se shpreson që Kuvendi do t’i marrë masat e nevojshme për procedimin e këtij ligji.

Kjo Gjykatë në fund të vitit 2022, kishte marrë vendim që të largojë nenin 8 të Ligjit për Skemat pensionale. Ky nen përcaktonte se të gjithë punëtorët që nuk i kanë 15 vite punë para datës 1 janar 1999, nuk e gëzojnë të drejtën për pension kontributdhënës.

Kurti, mërgimtarëve: Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë, sikur në vendet ku jetoni

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, ndërsa i njoftoi ata për punimet e nisura në rrugën Prishtinë-Podujevë.

“Kjo në të të vërtetë është rruga e mërgatës”, tha Kurti, duke shtuar se kur të kalojnë andej, mërgimtarët do të shohin se “edhe këtu mund të bëhet mirë”.

“Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një listë të aktiviteteve për mërgimtarët, që përfshijnë aktivitete në sport, kulturë, kampe verore, etj.

Kurti i mbledh ministrat sot

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të mbahet nga ora 09:00.

Nuk dihet rendi i ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat