Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun e Kosovës.
Madje Muhaxheri, qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.
“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar ashpër analisti i çështjeve politike Binak Maxharraj, përcjell Bota sot.
Në një shkrim në Facebook, Maxharraj ia ka kujtuar Muhaxherit dhënien e 8200 hektarëve të tokës Malit të Zi, në “derë të shtëpisë”.
“Kur gazi i Pejës bëhet gazi i botës?!
Ky qafir e krahason Albin Kurtin me Sllobodan Millosheviqin!
Mos ja zini për të madhe, ky është i klasës së Isa Mustafës, i cili e qiti LDK-në në dy gjunjë në 12%, kurse ky Muhaxheri u pajtua ndoshta për hir të Isa Mustafës para derës së shtëpisë t’ia falë 8200 hektarë Malit të Zi, duke e zbrit kufirin deri në Haxhar.
Për këtë ky mjeran është desht të jep llogari para qytetarëve të Pejës. Dhe krahasimi i Kurtit me Millosheviqin është një idiotizëm që s’e mban toka”, ka shkruar Maxharraj në Facebook./Botasot