Kurti konfirmon se Lajçak i propozoi tri pika për deeskalimin në veri të Kosovës

Aktuale

Kurti konfirmon se Lajçak i propozoi tri pika për deeskalimin në veri të Kosovës

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:41
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar se emisari europian, Miroslav Lajçak u ka propozuar tre pika në takimin e djeshëm.

Ai është shprehur se ato kanë të bëjnë me deeskalimin e situatës, që në parim ka miratimin e propozimit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme në veri.

”Normalizimi nënkupton zbatimin e marrëveshjeve që kemi bërë. Më 26 prill ka pasur një propozim për sekuencimin e 12 hapave, kjo në kuadër të normalizimit”.

”Ndërkaq këto 3 pika kanë të bëjnë me 3 pika prë deeskalimin. Të mbahen zgjedhjet e parakohshme, policia të mos veprojë në afërsi të këtyre objekteve, mirëpo këto 3 pika unë praktikisht u kam thënë sepse për zgjedhje të parakohshme jemi dakord. Sepse me zgjedhje largohet krytari, me zgjedhje ka ardhur dhe me to largohet kryetari”.

”Unë nuk mendoj se kemi mënyra të tjera për këtë”.

”Mund të themi se legjitimiteti është i vakët sepse pati pak pjesëmarrje në zgjedhje. Pra, nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar komune në Leposaviq. Ka faj Beogradi. Në vend që të marrin pjesë në zgjedhje i bojkotuan ato”.

”Dhe kemi Lulzim Hetemin kryetar, smund tash ai të paguajë kosto për zgjedhjen e tij kryetar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat