Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi gjatë luftës së viteve 1998-199, ditë më parë e ka publikuar një shkrim, ku ka përkrahur kryeministrin Albin Kurti në lidhje me veprimet e tij në veri të Kosovës.
Me këtë përkrahje është ndarë i kënaqur Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së.
Ai ka theksuar se “busulla orientuese” e një luftëtari të lirisë mbetet përherë atdheu.
“Busulla orjentuese e një lufëtëtari të lirisë në politikë mbetet përherë interesi nacional, Atdheu.
Respekt z. Mustafa!” – shkroi ai.
Në shkrimin e tij të gjatë, Mustafa tregoi se e përkrah Kurtin në lidhje me veprimet në veri.
“Një gjë jam i sigurt, se pavarësisht se çfarë opinioni prodhojnë mediat, analistët apo edhe opozita, Kryeministri Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës.” – shkruante ndër të tjera z. Remi.