Musliu konfirmon deklaratën e Kearns: Në Kosovë po hyjnë armë nga Serbia

Aktuale

Musliu konfirmon deklaratën e Kearns: Në Kosovë po hyjnë armë nga Serbia

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:04
Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, krytarja e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, i ka konfirmuar pretendimet e depuetes britanike, Alicia Kearns, e cila tha se grupe kriminale serbe po kontrabandojnë armë përmes ambulancave në Kosovë dhe po i fshehin në kishat ortodokëse.

Musliu ka thënë se deklarata e deputetës britanike Kearns është e saktë, por duke mos zbuluar shumë informacione.

“Fatkeqësisht, deklarata e saj koençidon të jetë e saktë, sepse e kam të konfirmuar që ka prezencë të armatimit në veri të Kosovës, e që është më e keqja po keqpërdoren autoambulancat që të shpërndahen nëpër pika të caktuara dhe jo vetëm në kisha siç e ka potencuar ajo. Nga pozicioni që unë jam, vetëm mund ta konfirmoj që kjo gjë është e vërtetë”, ka thënë Musliu.

Tutje, teksa ka lavdëruar institucionet e sigurisë, ajo kishte disa kritika për partitë politike.

“Vlen të theksohet që AKI është në krye të detyrës dhe po e kryen punën e saj me sukses. Por, nuk mjafton vetëm puna e AKI-së. Duhet të koordinohet i gjithë faktori i sigurisë në vend, të kyçen edhe gjykatat edhe prokuroria e kështu me radhë. Ajo që po e dëmton gjithë procesin atje dhe parandalimin e këtyre gjërave është politika” ka deklaruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat