Haxhiu: Miratimi i ligjit për pensionistët e ’90, jo vullnet i Qeverisë – por obligim i Kushtetueses

Aktuale

Haxhiu: Miratimi i ligjit për pensionistët e ’90, jo vullnet i Qeverisë – por obligim i Kushtetueses

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:51
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Sipas tij, një miratim i tillë nuk është vullnet i Qeverisë Kurti, por detyrim që rrjedhë nga Gjykata Kushtetuese.

“Miratimi i Plotësim Ndryshimit të Projekligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti për njohjen e stazhit të viteve ’90, për eleminimin e kriterit diskriminues (15 vjet) nuk është vullnet i Qeverisë, por është detyrim që rrjedh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka obliguar Qeverinë dhe Kuvendin të eleminoj këtë diskriminim deri me 15 Korrik 2023,(Shih Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Datë 16.01.2023, rasti Nr.KO190/19)”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se “deputetët e LVV-së të instruktuar nga Qeveria Kurti, në seancë të Kuvendit dhe në komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë votuar kundër Projektligjit të njëjtë”, të iniciuar nga deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

“Është Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që detyroj Qeverinë ta miratoj Plotësim Ndryshimin e Projekligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti”, shtoi Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat