Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, që krahasoi veprimet e kryeministrit Albin Kurti, me ato të “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.
Në një postim në Facebook, kjo familje ka thënë se kjo nuk është gjuha e LDK-së së Ibrahim Rugovës, por e “ardhacakëve” në parti, përcjell Bota sot.
Sipas tyre, nëse vazhdon kështu, LDK-ja do të bie edhe më poshtë se që e “solli Isa Mustafa”.
Reagimi i plotë në Facebook:
Qasja e akterëve politikë të LDK-së ndaj situatës dhe krahasimi, përbaltja që po ia bëjnë kryeministrit Kurti, tregon që LDK-ja nuk ka kauzë dhe nuk ka mbet as “asht e as bisht”.
Gjuha e disa eksponentëve të LDK-së, nuk përkon fare me kulturën dhe filozoinë e partisë, të cilën e themeloi dhe rriti Ibrahim Rugova, Fehmi Agani e Jusuf Buxhovi.
Këto “ardhjet” e kanë bastardizuar partinë dhe e kanë përzënë bazën elektorale në partitë tjera.
Fjalori brutal linques, që po përdorin “ardhacakët” në LDK ndaj kryeministrit Kurti, është i njëjti fjalor që dikur SHIK-u dhe ish-PDK-ja bënte ndaj presidentit Rugova, kjo nuk është kultura politike e LDK-së.
Kjo logjikë u nxor jashtë lojë, edhe ashtu nuk jeni më pjesë e zhvillimeve.
Nëse veproni kështu, edhe ata pak votues do t’i ndiqni nga LDK-ja… mos u bëni të shtirë, se këta të “shtirët” nuk mund t’iu bëjnë ballë rrebesheve, siç po vërtetohet tash në Hagë.
Kjo formë e të bërit politikë, LDK-në e sjellë edhe më poshtë se që e solli Isa Mustafa, me argatët e tij.