Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë

Aktuale

Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:50
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se “erdhi dita” që kryeministrit të Shqipërisë t’i refuzohet takimi nga Kurti.

Duke shpërndarë një foto të Thaçit dhe Veselit në kohën kur kryeministri Rama mirëpritej, deputeti Haxhiu ka thënë se Kurti pranon të takohet pa kushte me Vuçiqin kurse refuzon kryeministrin shqiptar.

Postimi i plotë:

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat