Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.
Berisha gjatë një interviste për Euronews tha se së bashku me Vuçiç është marrë në pyetje dhe ministri i Jashtëm, i Serbisë, Ivica Daçiç.
Sipas tij, marrja e liderëve serb në pyetje për krimet e luftës ka ndodhur gjatë 26 dhe 28 qershorit të këtij viti.
“Vuçiçi mes datave 26 dhe 28 është marrë në pyetje nga dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiçi edhe Daçiçi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.