Jo vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të mohojë e injorojë takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili para se të vinte në Kosovë duhej të ju kërkonte falje kosovarëve për torturat e dhunimet psikike që ju ka dhënë me Ballkanin e hapur të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.
Si mund të takohet Albin Kurti me Edi Ramën kur ai tradhtoi e ua çoi huq përgatitjet mujore që kishte bërë Kurti për t'u takuar dy qeveritë shqiptare-kosovare në Gjakovë.
Ardhja e Ramës në Kosovë pas takimit me ish-presidentin e SHBA-ve, Clinton, më shumë është provokative sesa dashurore ndaj Albin Kurtit.
Më e keqja është se Rama me turin e tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor me rastin e Procesit të Berlinit luan rolin e Kancellarit gjerman, Sholzit. Është ironike kur zogu politik mundohet të tejkalojë luanin e Procesit të Berlinit Kancellarin e Gjermanisë, Sholcin.