Deputeti i Kosovës: Vendin në zgjedhje mundet ta dërgojë vetëm kryeministri Kurti

Aktuale

Deputeti i Kosovës: Vendin në zgjedhje mundet ta dërgojë vetëm kryeministri Kurti

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:33
Albin Kurti

Vendin në zgjedhje nacionale mund ta dërgojë vetëm kryeministri Albin Kurti.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Vendin në zgjedhje mundet me dërgua vetëm kryeministri për shkak që populli e ka votuar me mbi 50%. Asnjë arsye apo asnjë qëllim tjetër nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”, ka thënë ai.

Madje ai, ka edhe një propozim për të gjitha qeveritë.

“Parimisht unë jam çdo herë që secila qeveri ta përfundoj mandatin 4-vjeçar për shkak që ashtu edhe votohet edhe njëra prej dëmëve më të mëdha që iu ka bërë vendit është pikërisht ndërrimi i Qeverive qoftë çdo vit, qoftë edhe pa u bërë një vit, ende pa u konstituu institucionet janë ra qeveritë, ka mbet vakuum institucional, korrupsioni e të gjitha ato janë bërë kur nuk është dit kush është përgjegjësi, kështu që unë mendoj se duhet me fillu më bë një praktikë institucionale ku mandati është 4-vjeçar”, ka shtuar Rrahmani.

Ndërsa, sa u përket mbajtjes së zgjedhjeve në veri, ka thënë se të gjithë janë që të mbhën zgjedhje të lira.

“Kurse, sa u përket zgjedhjeve në veri, po besoj që edhe kryeministri edhe të gjithë nuk është që janë kundër zgjedhjeve në veri, janë për mënyrën edhe që ato zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, të jenë përfaqësuese për interesat e qytetarëve të asaj zone”, ka thënë deputeti.

Sipas tij, kryetarë të tjerë në atë pjesë mund të nxirren vetëm kur të krijohen kushtet e përshtatshme dhe të njëjtit t’u shërbejnë interesave të qytetarëve të asaj zone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat