Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka arritur në Kosovës dhe po mban takim me Presidenten Vjosa Osmani.
Më pas Rama do të pritet edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Por ende vazhdon të jetë në pikëpyetje nëse kryeministri Kurti ka ndërruar mendje që ta pres Ramën në takim.
Ndër analistë refuzimi i Kurtit që ta takojë Ramën është mirëpritur, madje i është bërë thirrje edhe Osmanit e Konjufcës që të mos e presin kryeministrin e Shqipërisë.
Publicisti Milaim Nela, ka bërë thirrje që t’i ndalohet hyrja në Kosovë Ramës.
Sipas tij, ai është në mos më i rrezikshëm po aq i dëmshëm sa vëllai i tij Aleksander Vuçiç!
Postimi i plotë:
“Zj. Presidente e Kosovës Vjosa Osmani!
Z. Kryetar i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca!
Mos i ndotni zyrat e institucioneve të shtetit tuaj duke lejuar Edi Ramën të futet në to!
Ndalojani hyrjen në territorin e Kosovës sepse për tokën Dardane ai është në mos më i rrezikshëm po aq i dëmshëm sa vëllai i tij Aleksander Vuçiç!
Ai që desh të copëtojë Kosovën për interes të Serbisë!
Ai që vuri traun e ju gjobit sa herë shkelni territorin e Shqipërisë!
Ai që mbron Vuçiçin në kancelaritë e Europës dhe shan Kosovën sa herë i jepet rasti!
Ai që desh të zhbëjë Kosovën përmes Ballkanit të Hapur!
Ai që nuk dënoi kidnapimin e tre efektiveve të policisë së Kosovës brenda territorit të saj!
Ai që nuk dënoi agresionin e forcave speciale serbe që shkelën marrëveshjen e Kumanovës!
Ai që e ofendoi rëndë Kosovën duke gjuajtur gurë ndaj qeverise se dhe kryeministrit të saj përmes ish Presidentit Amerikan.
Ai që nuk e ka mbrojtur Kosovën në asnjë rast që ditën që është bere kryeminister i Shqiperise!
Ai që demek hoqi dorë nga Ballkani i Hapur por të njëjtat të këqija do ti inkorporoje në procesin e Berlinit!
REFUZOJENI!