Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, bëri një deklaratë interesante në Maqedoninë e Veriut, duke iu referuar Kanunit të shqiptarëve.
Ai tha se shpreson që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk e ka harruar Kanunin.
“Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.”- tha Rama.
E këtë deklaratë e ka komentuar edh Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Kurti.
“Që të vlejë Kanuni i Lekë Dukagjinit duhet braktisur Kanuni i Car Dushanit!” – shkroi ai.