Historiani Hakif Bajrami tha se marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri nuk janë marrëdhënie të dy partive, Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Sipas tij, çështja e Kosovës nuk është sot çështje elektorale dhe çështje partiake.
“Çështja e Kosovës po tentohet në shumë qendra që të bëhet pazar”.
“Sot e krahasova projekt-statutin e asociacionit që e dërgon nëpër Evropë e kudo Edi Rama, që është turp për të”, tha Bajrami në “Info Magazine”.
Bajrami tha se me krahasimin që ai e ka bërë “e gjeta emëruesin e përbashkët se të njëjtin statut e bënte Millosheviqi për Kosovën më 1989 duke abroguar kushtetutën e vitit 1974”.