Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka zbardhur takimin me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, i cili ka qenë ditën e sotme në Kosovës, në kuadër të turit Ballkanik.
Në fjalën e tij ai tha se kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, ndërsa theksoi se presin ndihmë nga Shqipëria.
Ai bëri thirrje që shtetet fqinje nuk duhet ta shohin Kosovën fajtore në lidhje situatën në veri.
“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”- tha ai.