Gabimi historik i BE: Po mbështet Serbinë, që ta largojë nga Rusia

Aktuale

Gabimi historik i BE: Po mbështet Serbinë, që ta largojë nga Rusia

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:35
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja është shprehur se Bashkimi Evropian po mbështet Serbinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se beteja është përqendruar që Kosova të humbasë veriun.

Më tej ai nënvizoi se ka tendencë që Serbia të zgjerohet.

“Beteja është përqendruar që Veriu të humbasë në këtë çast dhe pastaj të fajësohet  historikisht Albini, apo  ti jepet një statusi i një autonomie për shkëputje të Veriut, që të jetë një mënyrë më e përshtatshme për BE. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe pozicionimi i Brukselit dhe Uashingtonit në këto momente përveç tendencë për të rihapur kutitë e pandorës dhe për të rikrijuar hartën e re politike. Kjo nënkupton zgjerim maksimal të Serbisë dhe daljes së saj në det dhe humbjen e veriut nga Republika e Kosovës”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat