Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga ambasada e ShBA-së në Kosovë për 247 vjetorin e pavarësisë së Amerikës
Bashkë me Krasniqin ishte edhe Endrit Thaçi, djali e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe deputetë të kësaj partie, teksa tha se aleancën mes Kosovës e ShBA-së s’mund ta dëmtoj askush.
“Kjo miqësi është e shenjtë dhe ne mbetemi të përkushtuar ta ruajmë e ta thellojmë më tej. E bekuar qoftë Amerika”, tha Krasniqi.
Në festën e organizuar nga ambasada e ShBA-së në Kosovë po marrin pjesë edhe krerë të institucioneve e partive të tjera në vend.