Rama: S’kemi marrë përgjigje për takimin, as tani që flasim s’kemi arritur kontakt me kabinetin e Kurtit

Aktuale

Rama: S’kemi marrë përgjigje për takimin, as tani që flasim s’kemi arritur kontakt me kabinetin e Kurtit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:25
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ende s’kanë marrë kurrfarë përgjigje nga Qeveria e Kosovës për ftesën për takim me Kurtin.

Rama madje ka thënë se s’kanë arritur deri tani as që të vendosen në kontakt me kabinetin e kryeminstrit Albin Kurti, derisa thotë se Qeveritë e tjera kanë kthyer përgjigje menjëherë.

“S’kemi pasur asnjë përgjigje zyrtare. Qeverië tjera janë përgjigjur përmes kabineteve qeveirtare.

Edhe tani që flasim s’është arritur të kontaktohet kabineti. Është dicka që unë s’mund ta komentojë”, ka deklaruar Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat