Gazetari Enton Abilekaj është shprehur se kreut të qeverisë Edi Rama, nuk mund t’i japësh kreditet që nuk i takojnë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Raama duhet ta takonte Kurtin në mbledhjet e qeverive që e anuloi.
Më tej ai nënvizoi se Rama po përdor Kosovën për të fituar kreditë për veten.
“Ramës nuk mund t’i japësh këto kredite duke e takuar dhe duke i dhënë një status që nuk e meriton dhe nuk mund ta ketë, për ta përdorur për interesa personale. Pse duhet ta takojë Kurti Ramën kur duhet ta takonte disa javë më parë dhe nuk e bëri. Rama e anuloi mbledhjen për të treguar në perëndim që ky është i pari që e sanksionon Kurtin. Ky vullneti i tij për të fituar kredite në Perëndim duke përdorur Kosovën nuk mund të ushqehet me një takim me Kurtin. Për mua kanë bërë gabim të gjithë që e kanë takuar Ramën sot në Kosovë. Nuk mund të takosh një njeri që e përdor Kosovën për kredite personale”- tha Abilekaj.